English

Esmeralda Thimo: Arrestimi i Gjergjit është i kurdisur

Pas operacionit fals të ndërmarrë me kujdesin e veçantë të ministrit të Brendshëm për sekuestrimin e 1147 objekte arti dhe arrestimin e koleksionistit Gjergji Thimo dhe Arben Spaho, fshihen koleksionistë të tjerë, konkurrentë të tyre, ndër të cilët edhe një deputet Partisë Socialiste.

Ky është pretendimi i ngritur nga familjarët e koleksionistit të njohur Gjergji Thimo, por edhe avokatit të tij gjithashtu. Dje, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest në burg” për Gjergji Thimon dhe Arben Spahon, të akuzuar për trafik të veprave të artit. Arrestimi i koleksionistit të njohur ka ardhur pak kohë pasi Thimo kishte refuzuar t’i shiste një nga veprat e tij të artit një deputeti të PS. Kjo është konfirmuar nga bashkëshortja e koleksionistit Thimo.

Ndonëse ajo ka hezituar që të bëjë publik emrin, burimet saktësojnë se bëhet fjalë për një deputet brenda PS që është i apasionuar pas veprave të artit. Në grupin e PS i vetmi deputet i tillë, i cili është po ashtu është një koleksionist i veprave të artit është Koço Kokëdhima. Është i qartë ndikimi që Koço ka tek Rama, por është krejt absurde të mendosh se një pushtet i tërë është vënë në varësi të tekave dhe hobeve të Koço Kokëdhimës. Shqiptarët sot janë të rrezikuar. Duhet të kenë kujdes se nëse arrestimet nisin vetëm për shkak se nuk i jepet çfarë kërkon Koços atëherë një ditë mund të futet në burg kushdo, vetëm se mund të ketë në shtëpinë e tij një pikturë të veçantë dhe që mund t’ia ketë vënë syrin ndonjë nga deputetët e PS.

Avokati i koleksionistit Gjergji Thimo, gjatë seancës gjyqësore, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj klientit të tij bëri të ditur se, veprat e artit, të cilat janë sekuestruar nga policia janë koleksion i mbledhur prej vitesh nga Thimo, me lejen përkatëse edhe të Ministrisë së Kulturës dhe madje ai ka hapur edhe një ekspozitë në ambientet e Ministrisë me veprat që koleksiononte.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati i Thimos deklaroi gjithashtu, se e gjithë ngjarja në fjalë është bërë kaq e madhe, pasi dikush me pushtet ka kërkuar të blejë vepra arti nga klienti i tij, por ai nuk ka pranuar.

“Dikush me rëndësi i’a kërkoi këto vepra për të pasuruar muzeun e vet”, u shpreh avokati.

Thimo në burg pas 20 vitesh koleksion

Aksioni i policisë ishte një aksion i rremë. Ikonat që u cilësuan të vjedhura nuk ishin të tilla, madje personi që i posedonte ato dhe që u arrestua ditën mërkurë e kishte bërë publike në media faktin, që ai kishte ikonat në fjalë dhe se donte ta hapte një muze me to.

Një nga të arrestuarit, ishte koleksionist dhe kishte në banesën e tij vepra të tilla, madje që para viteve ’90, atëbotë kur çdo gjë fetare ndalohej në vend. Gjergji Thimo ka përfunduar në pranga, pas më shumë se 20 vitesh koleksionim të veprave të tilla.

Ai i blinte ato edhe pse rezultonin të vjedhura në disa raste. 52-vjeçari kishte kërkuar nga institucionet edhe ngritjen e një Muzeu Etnografik privat për të ekspozuar të gjithë “pasurinë” e tij me ikona dhe piktura kishtare ortodokse. I lindur në Korçë, ku babanë dhe gjyshin e kishte pasur prift, pasardhësi i tyre më shumë se për të drejtuar një kishë, kishte zgjedhur të merrej me koleksione të objekteve fetare qindra vjeçare. Në jo pak raste, ai ka ekspozuar veprat në gazeta dhe në televizione, duke bërë edhe thirrje për ruajtjen e tyre.

Madje, ishte edhe lavdëruar për punën që bënte, por ndryshimi i pushteteve e ktheu “historinë e tij” përmbys, duke e çuar prapa hekurave. Thimo ka deklaruar se, veprat e tij ia kishin kërkuar në Greqi, në këmbim të shumave të mëdha parash, por se nuk kishte pranuar dhe se qëllimi i tij ishte vetëm restaurimi dhe ruajtje e këtyre veprave. Ai ka pretenduar se ka pasur letërkëmbim me Muzeun e Luvrit në Francë, ku do t’i dërgonte për restaurim disa objekte. “Veprat janë të shoqëruara me dokumentet përkatëse”, ka thënë Thimo në polici.

Esmeralda Thimo: Arrestimi i Gjergjit është i kurdisur

Nga ana tjetër, bashkëshortja e koleksionistit Gjergji Thimo, e rezervuar në dhënien e emrave konkretë që mund të kenë qenë të interesuar për koleksionin e bashkëshortit të saj shpreh bindjen se e gjithë kjo ngjarje nuk është rastësore, por politike.

“Ajo ishte e kurdisur shumë bukur. Kjo është politike. Sa erdhi në pushtet PS ndodhi kjo gjë, pse nuk ndodhi kjo gjë më përpara. Ata janë të njohur me muzeun e Gjergjit që në ’96 dhe bashkë me Gjergjin i kemi vajtur në zyrë Edi Ramës, i kemi kërkuar ambjent për ekspozimin e ikonave. Kam besim tek organet e drejtësisë, sepse kam besim tek të gjitha dokumentat që ka burri im për veprat. Ai është vlerësuar nga të gjithë. S’ka kuptim të jetë trafikant, ai dilte vetë e thoshte më gjeni muze për veprat.

E dinë vetë ata, që kanë ardhur apo nuk kanë ardhur. Kjo gjë nuk është rastësisht.”, shprehet gruaja e Gjergji Thimos./opozita.com/

KOMENTE