English

Lodrat e Fatit. S'ka gjëkund si kati i parë

E TË TJERA-E TË TJERA
ARBEN DUKA

Lodrat e Fatit

Dy shokë në këtë jetë,
se ç'u ngritën në pushtet,
njeri në katin e parë,
tjetri në katin e dhjetë.

Kati i dhjetë tallte të parin:
"Tërë jetën poshtë mbete,
çudi si s'ta zënë frymën,
nëntë kate përmbi vete?!"

Kati i parë me ngadalë,
i përgjigjej me dy fjalë:
"Sado që të shesësh mënd,
s'e kam zili katin tënd...

Ti po re nga kati i dhjetë,
do të bëhesh fije-fije,
unë që jam në kat të parë,
jam në tokë e s'kam ku bie..

Rrallëkush në këtë jetë,
ndenji gjatë në katë të dhjetë,
ndaj mos ju gëzo shumë katit,
se s'dihen lodrat e fatit...

Ndaj ti duhesh mëshiruar,
sido që të kapardisesh,
se në këtë botë të trazuar,
gdhihesh-po s'dihet si ngrysesh..

Unë mëndjen e kam ndarë,
S'KA GJËKUND SI KATI I PARË !.."

KOMENTE