English

Si të flini sa më shumë të qetë

Madonna Gauding, eksperte e guidës për meditim, jep një udhëzues fillestar për qetësi.
Këtë javë, ajo ka sjellë një meditim për t'u çlodhur para gjumit ...

Përfitimet: Privimi nga gjumi është një problem serioz shëndetësor në botë si rezultat i jeëts së mbushur me stres.
Ekspertët sugjerojnë se ne kemi nevojë për një minimum prej tetë - nëntë orë për të mirën tonë fizikisht dhe mentalisht.

Ky meditim do të ndihmojë për të pastruar kokën tuaj dhe sjell relaksim dhe gjumë, duke forcuar sistemin tuaj imunitar.

Përgatitja:

Sigurohuni që gjumi juaj është i qetë, kur shkoni në krevat dhe fikni dritat. Sigurohuni që perdet apo grilat janë të mbyllura duke ju mbajtur larg nga bota e jashtme.

HAPI I PARË: Shtrihuni mbi kurrizin tuaj dhe merrni pozicionin e rehatshëm. Tensiononi deri në maksimum trupin tuaj pastaj relaksohuni. Përsëriteni këtë ushtrim tri herë.

HAPI I DYTË: Ngadalë, merrni frymë thellë me barkun tuaj deri në 20 herë.

HAPI I TRETË: Tani, çdo frymëmarrje të jetë e qetë dhe në paqe, pra çdo nxjerrje frymëmarrje të jetë largim i të gjitha shqetësimeve të ditës tuaj.
Relaksohuni nga shqetësimet tuaja dhe pritni ëndrat e këndshme. Ndjeni veten të zhytur në një shërim dhe rinovim të thellë të gjumit.

KOMENTE