English

Të vërtetat e dëmshme që nuk dini për çajin. Kujdesni

E dini se çfarë ndodhet realisht në çajin tuaj ?

Zakoni i të pirit të çajit ka një histori të hershme që me Kinën e lashtë, periudhë në të cilën çaji pregatitej duke hedhur gjethet e bimëve në ujin e vluar, ndërsa sot kjo mënyrë ka filluar të zbehet nga përdorimi i teknologjive të cilat na i servirin çajin në bustina.

A është kjo më e shëndetshme apo më e dëmshme për ne?

Shumë prej markave të sotme edhe pse veprojnë nën maskën se kemi përfitime shëndetësore dhe promovimin e jetesës së pastër, në të vërtetë janë të ngarkuar me pesticide, toksina, përbërës artificialë, shtojca të shijes dhe OMGJ-ve.


A e dini se shumica e çajit nuk është larë para se ai të vendoset në qese?


Kjo do të thotë në qoftë se çaji është spërkatur me pesticide që shkaktojnë kancerin, apo gjurmë të propargite, lëndë kancerogjene ato do të shkojnë direkt në filxhanin tuaj Kjo është arsyeja pse çaji organik duhet të jetë në listën prioritare të pazarit.

Mendoni se çfarë ndodh kur çaji i ngarkuar me pesticide kalon në ujë të vluar.



Çajërat mund të përmbajnë aromatizues artificialë, shije natyrore dhe OMGJ të fshehura.

Ato përmbajnë shije të shtuara kryesisht artificiale, nese çaji që kompanitë rekalmojnë është kaq i mirë pse është e nevojshme që ata të shtojnë përbërësa kimikë si nafta e papërpunuar ose katrani? Katran në çajin tim? Jo faleminderit.

Shumica e markave të njohura përdorin termin aroma natyrale për të fshehur në të vërtetë cilësinë e dobët të produktit. Aroma natyrale prodhohet nga natyra dhe jo nga industria kimike. Shumica përdorin lecitinë soje dhe nuk e shënojnë në listën e përbërësve, imagjinoni një person që është alergjik ndaj sojës.


Pse kanë rëndësi qeset dhe paketimi i çajit?

Shumica e qeseve të shndëritshme janë prej plastike.

Acidi Polylaktik (PLA) është një (ka gjasa OMGJ) material me bazë misri në qeset e çajit, material që ka tërhequr kompani të mëdha të çajit për shkak të dukjes bukur dhe pretendimet për shpërbërjen në mjedis.

Terma të tilla si qese mëndafshi dhe qese me bazë misri i biodegradueshëm e ngatërojnë më shumë konsumatorin për të besuar së një produkt është më shumë natyral dhe i qëndrueshëm se sa është në të vërtetë ai.

Edhe pse qesja nuk është një përbërës si çaji ose bimët, është një element që vendoset në ujë të vluar.

Qeset e çajit janë prej najloni ose polietileni të cilët janë konsideruar si më pak të rrezikshëm, por edhe ata mund të çlirojnë molekula të rrezikshme kur kalojnë në ujë të vluar.

Një problem tjetër është dhe temperatura tranzitore në gotë.

Ajo është temperatura në të cilën disa molekula shpërbëhen dhe temperatura për të tilla materiale është më e ulët se ajo e vlimit të ujit.

Kujdes qeset e letrës së çajit mund të jenë më keq se plastiket.

Shumë qese çaji prej letre janë trajtuar me EPICHLOROHYDRIN, një përbërës i përdorur kryesisht në prodhimin e rrëshirës. EPICHLOROHYDRIN është cilësuar si një agjent kancerogjen që përdoret dhe si pesticid.

Antioksidantët e shtuar në çaj nuk do të mund të balanconin dëmet e shkaktuara nga këto kimikate.

Disa këshilla para përdorimit të çajit

zgjidhni një çaj organik
kontrolloni gjithmonë përbërësit
sigurohuni që kompania prodhuese përdor materiale të sigurta

KOMENTE