English

Pilo Velo aksidentohet për vdekje

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Lushnjë-Fier.

Një motor është përplasur me një makinë me targa AA 971 GB, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, shtetasi Pilo Velo, 61 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” ndërsa automjeti i cili shkaktoi aksidentin është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Ndërkohë forcat e policisë po vijojnë kërkimet për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

KOMENTE