English

Prezantim skandaloz për Shqipërinë në perëndim

Afrim Krasniqi - Te gjithe e dine, te gjithe mediat e transmetojne, te gjithe e komentojne...me perjashtim te vetem atyre qe e kane detyre kushtetuese rendin e sigurine publike! Paradoksi midis Shqiperise reale ne periferi dhe asaj virtuale qe politika vijon te krijoje ne Tirane!


Nje nga radiot presigjioze gjermane ka shperndare sot lajm dhe foto nga kultivimi i kanabis ne Lazarat, Gjirokaster. Pak kohe me pare kete e beri nje TV holandez dhe francez.

I njejti lajm, i njejti prezantim skandaloz per Shqiperine ne perendim, nje prove e gjalle e nje aktiviteti kriminal dhe publik ne nje vend te NATO-s qe kerkon te hyje ne BE.

Raporti thote se “fermerët në këtë fshat malor në jug të Shqipërisë arrijnë të korrin plot 900 ton kanabis çdo vit, me një vlerë tregu të përllogaritur në 4.5 miliard euro- edhe pse kultivimi i kanabisit është i paligjshëm atje,” dhe se “fshatarët e Lazaratit e mbajnë veten dhe kërcënojnë të huajt me armë.

Për vite të tëra, agjencitë e zbatimit të ligjit nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap për të ndaluar kultivimin e marijuanës".

Nuk e di nese te dhenat jane te sakta, nese akuza qendron, por eshte fakt publik, nje lajm trondites dhe i mjaftueshem per kupolen e re te Policise se Shtetit, prokurorise, organeve te hetimit dhe gjyqesorin shqiptar.
Ok me aksionet per lojrat e fatit,
OK me urdherat spektakolare per mbyllje parkingjesh,
OK me pezullime policesh dhe gjoba per makinat qe ecin shpejt,
OK me shkresa qe emerojne apo shkarkojne kryekomisare.
Por dosja e pare per policine duhej te ishte fakti i denoncuar boterisht ne Lazarat. Ata qe ishin deri dje e fyen shtetin kur ne vend qe te merreshin me trafikantet, bllokonin vizitoret apo kamionet me uje, ata qe erdhen pas tyre flasin per gjithcka por ende asnje fjale per ate qe po ndodh ne Lazarat dhe ne miniparcela te tjera kanabis ne zona te ndryshme te vendit. Ne nje vend normal do te mjaftonte ky fakt denoncues qe ministri i Brendshem apo Prokurori i pergjithshem te thirreshin ne pyetje ne Komisionin e Sigurise ne parlament, ....por tek ne vijon te kete me vlere lajmi i mire, i porositur me sms, i dekorit dhe imazhit publik sesa lajmi i keq, fakti qe te gjithe shohin, denoncojne dhe askush nuk mban pergjegjesi per te. Gabimisht. Fatkeqesisht.

KOMENTE