English

Rruga e Kombit. 5 euro mund të jetë kalimi në të

Rruga që i kushtoi buxhetit të shtetit 1 miliard euro, Durrës-Kukës ende nuk ka përfunduar, ndërkohë që bashkë me Bankën Botërore dhe korporatën ndërkombëtare financiare do të negociohet për të dhënë me koncesion mirëmbajtjen e saj.

Ndonëse ende nuk ka një shifër zyrtare, sipas studimeve të kryera, deri në 5 euro parashikohet të jetë pagesa për çdo shofer që do të kaloje në këtë autostradë.

Gjithçka është shpjeguar nga ministri Edmond Haxhinasto në një interviste për “Vizion+”, ka sqaruar strategjinë që do të ndiqet për shlyerjen e detyrimeve ku 400 milion euro është shuma që, vetëm ministria e Punëve Publike ka si fatura të papaguara ndaj kompanive.


Haxhinasto u ndal edhe tek siguria rrugore, e cila do të jetë një ndër sfidat e punës së tij. Në ditët në vijim pritet të merret një paketë masash për të rritur sigurinë dhe për të ulur aksidentet në rrugë.

KOMENTE