English

Basha: PD-ja do të vazhdojë betejën e saj, madje dhe me protesta (VIDEO)

Partia Demokratike ka paralajmeruar vijimin e asaj që kreu Lulzim Basha e quajti betejë për mbrojtjen e administratës publike nga uzurpimi dhe shkatërrimi që kërkon t'i bëjë sipas tij Qeveria e re e majtë.

E për këtë, zoti Basha ne mbledhjen e grupit parlamentar la te kuptohet se nuk perjashtohen edhe protestat.

"Partia Demokratike do ta vazhdojë betejën e saj në Gjykatën Kushtetuese dhe me çdo formë e mjet demokratik për të ndaluar Aktin Normativ dhe çdo akt tjetër të paligjshëm të kësaj Qeveria. Ne presim që Gjykata Kushtetuese të bëjë drejtësi. Ne kemi lëshuar apelin, në këmbë për liritë dhe ligjin ndaj të zgjedhurve tanë vendorë, apel të cilin bashkë me demokratët dhe opozitarët në tërësi do t'ia drejtojmë mbarë publikut", u shpreh Basha. para kamerave transmeton Top Channel.
1925

KOMENTE