English

Ligji për nëpunësin civil, miratohet sot në Kuvend

Mazhoranca pritet të miratojë sot Aktin Normativ “Për nëpunësin civil”, pa praninë e opozitës në Kuvend. Edhe pse mazhorancë ka numrin prej 84 votash, deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet nuk kanë braktisur punimet e Kuvendit.
Deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri, Tahir Muhedini dhe Omer Mamo nuk i janë bashkuar vendimit të opozitës për të bojkotuar seancën e Kuvendit.

Kreu i grupit demokrat, Edi Paloka ka akuzuar mazhorancën për shkelje të njëanshme të konsensusit të arritur dhe të vlerësuar edhe në progress raportin e Komisionit Europian.
Ai bëri thirrje deputetëve të mazhorancës të votojnë kundër këtij akti pasi sipas tij Rama i ka mashtruar duke iu thënë se edhe progress raporti është pro aktit normativ.
“Dje progres raporti i BE-së i hapi për herë të dytë rrugën statusit të vendit kandidat për Shqipërinë dhe kjo vetëm për meritë të PD-së por unë nuk e di se ku që Zoti Rama, e ka lexuar fjalën udhëheqjen në vend të fjalës bashkëpunim. Bashkëpunimi sot me këtë hap që do të ndërmerrni nuk duket në perspektivë dhe me udhëheqjen e Ramës nuk do të shkoni në BE por tek vendet me Senegalin. Rama ju ka mashtruar duke ju thënë se progres raporti është pro aktit normative. Ju bëj thirrje të votoni kundër këtij akti jo për interes vetjak por për interesa kombëtare. Me goditje dhe atentate të tilla vërtet do të udhëhiqeni por ku do ju çojë kjo udhëheqje, do e shikoni shumë shpejt” tha Paloka.

Kreu i gripit të PS-së, Gramoz Ruçi reagoi duke thënë se, “reforma e administratës publike është prioritet kyç i opinionit. Miratimi në maj, ishte një hap i madh drejt depolitizimit të administratës publike. Por ligji shfuqizohet deri sa legjislacioni implementohet i gjithi. Qeveria miratoi në shtator amendamentet teknike për të shmangur vakumin ligjor. E ne, këtë po bëjmë.”

KOMENTE