English

Nishani reagon: sulmi me shtysë të qartë politike

“Presidenti i Republikës shpreh keqardhje të thellë ndaj sulmit politik që shumica qeverisëse adresoi sot kundër tij në Aulën e lartë të Parlamentit duke e përdhosur atë.

Presidenti i Republikës demaskon dhe dënon deformimin qëllimulët ndaj angazhimeve të tij kundër moszbatuesve dhe shkelësve të Ligjit në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Jo vetëm tani dhe në këtë rast. Në çdo periudhë, në të gjitha rastet, në çdo detyrë që ka pasur në të kaluarën dhe do ketë në të ardhmen.

Duke cënuar besueshmërinë dhe duke inkurajuar sjelljen e papërgjegjshme, ky sulm me shtysë të qartë politike, është një tjetër atentat i rëndë që shumica qeverisëse i bën komunikimit normal ndërinstitucional.

Presidenti i Republikës, ka qenë, është, dhe do jetë, i bindjes së thellë dhe të patundur, se pavarësisht nga pozicioni shoqëror, hierarkia shtetërore, dhe çdo rrethanë tjetër, denoncimi i shkelësve të ligjit dhe në përgjithësi mbrojtja e ligjshmërisë, është një akt civil, një detyrim njerëzor i vetvetishëm, i cilitdo qytetar të vendit.”

KOMENTE