English

Kunati vret kunatën dhe më pas veten

Në fshatin Palama në qarkun e Dibrës, 2 persona të një familje janë gjetur të vdekur.

Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm dhe nga të dhënat paraprake bëhet me dije se dy viktimat janë identifikuar si Valbona Ndreu 28 vjeç dhe Liri Ndreu 35 vjeç, të cilët kanë lidhje familjare mes tyre.
Sipas informacioneve të para mësohet se kunati ka vrarë kunatën e tij dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Burimet njoftojnë se uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të mbledhin prova të mundshme dhe dëshmi që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

KOMENTE