Partia Demokratike, ka akuzuar sot qeverinë Rama se po tenton të krijojë destabilitet financiar në vend.
Në një deklaratë për shtyp, deputeti Sherefedin Shehu u shpreh se situata ekonomike në vend është e qëndrueshme dhe kjo sipas tij është konfirmuar nga raportet e institucioneve ndërkombëtare.
Në një deklaratë për shtyp, Shehu ka deklaruar se situata ekonomike në vend është e qëndrueshme dhe kjo sipas tij është konfirmuar nga raportet e institucioneve ndërkombëtare.
“FMN konfirmoi stabilitetin ekonomik të Shqipërisë. Situata u konfirmua edhe nga raport-progresi i Komisionit Evropian”, ka thënë Shehu, i cili ka hedhur akuza ndaj kabinetit Rama.
“Qeveria synon destabilizimin e vendit. Këtë e dëshmuan ndryshimet në buxhet të miratuara dje. Qeveria nuk ul shpenzimet e veta. Ajo vetëm sa zhbën ato që kemi bërë ne”, ka shtuar Shehu.
Më tej, deputeti demokrat e cilësoi aktin e miratuar dje nga shumica në komisionin e ekonomisë si të paligjshëm.
“Deputetët e qeverisë shkelen standardet fiskale dhe miratuan një akt të paligjshëm. Që nga 2005, është marrë borxh vetëm për investime, ndërsa me aktin e djeshëm rreth 100 milionë dollarë borxh do të shkojnë për pagat e administratës dhe shpërblimin e klientëve të qeverisë. Akti i djeshëm është i paligjshëm, mbasi neni 57 i ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor e lejon qeverinë të marrë borxh vetëm për investime” përfundoi Shehu.