English

Zjarr ndaj njësiti special të policisë “Alfa”

Gjatë gjithë natës së mbrëmshme në Lubeten të Shkupit policia ka bërë kërkime për arrestimin e personave të cilët kishin shtënë me armë zjarri ndaj njësiti special të policisë “Alfa”.

Siç raporton “Zhurnal” incidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Bashinec, në bjeshkën e fshatit Lubeten, ku njësiti special i policisë “Alfa” së bashku me policinë pyjore kishin marrë aksion për kapjen e prerësve të drurëve.

Pasi kishin parë disa persona të cilët me dy traktorë dhe një veturë po qarkullonin me disa metra kub drunj, kanë tentuar t’i ndalojnë.

Megjithatë, nga policia pohojnë se nga ky grup është shtënë me armë, ku të gjithë kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Policia gjatë gjithë mbrëmjes ka bërë kërkime për të kapur të dyshuarit, megjithatë jozyrtarisht rezulton se operacioni ka qenë pa sukses.

Gjatë ditës së sotme policia do të sqarojë hollësisht rreth aksionit të mbrëmshëm.

KOMENTE