English

Ndahet nga jeta gruaja e Josip Broz Tito

E veja e liderit komunist të asaj që dikur ishte Jugosllavia ka vdekur në Beograd pas një sulmi në zemër, në moshën 88 vjeçare.

Jovanka Broz u bashkua me partizanët e udhëhequr nga Josip Broz Tito, të cilët luftuan pushtimin nazist në Luftën e Dytë Botërore.

Ajo u bë sekretare e parë personale e Titos, pastaj gruaja e tij e tretë në vitin 1952. Pasi Tito vdiq në vitin 1980 , ajo jetoi 3 dekadat e fundit të jetës së saj në izolim, në arrest shtëpiak.

Ajo u la pa shtetësi nga kolapsi i Jugosllavisë në vitet 1990.

" Me vdekjen Broz , humbim dëshmitaren e fundit më të besueshëm të historisë së vendit tonë, '' tha Kryeministri serb Ivica Daçiç në një mesazh ngushëllimi.

Jovanka Budisavljevic, një serbe etnike , u lind në një familje bujqësore në atë që tani është Kroacia, më 7 dhjetor 1924.

Ajo u bashkua me partizanët, kur ajo ishte vetëm 17 vjeç, duke qëndruar me ta, deri në fund të luftës në vitin 1945.

Pas martesës së saj në me presidentin autoritar të Jugosllavisë Josip Broz - i njohur si Tito - ajo kaloi gati tre dekada si zonjë e parë .

Por pasi ai vdiq, ajo u vu nën arrest shtëpie, e akuzuar për komplotimin e një grushti shteti.

Ajo ka jetuar në izolim në rrethinat e Beogradit, Dedinje dhe rrallë dha intervista.

Duke folur për të përditshmen Politika në vitin 2009 , ajo tha: "Më nxorën për zhelesh jashtë ... në këmishë nate, pa asgjë , duke mos më lejuar mua të marr qoftë dhe një foto të vetme ku kishim dalë të dy bashkë, një letër , apo një libër . "

Që atëherë , "Unë kam qenë në izolim dhe trajtohem si një kriminel ... Unë nuk mund të largohem nga shtëpia pa roje të armatosura , " tha ajo .

Znj Broz ishte pranuar në spital në gusht në një gjendje të rëndë , pasi vuante nga probleme të zemrës .

Dëshira e saj e fundit ishte që të varroset në Shtëpinë e Luleve , në Beograd , pranë Titos.

KOMENTE