Ndër sëmundjet kryesore të stomakut është ulceri stomakut e i duodenit. Në ecurinë e sëmundjes ulceroze një rol të rëndësishëm luan regjistrimi ushqimor i të sëmurit
Stomaku luan një rol shumë të rëndësishëm në procesin e tretjes së ushqimeve. Pasi përtypet në gojë, ushqimi merret në formën e një brumi i cili pas gëlltitjes kalon në laring, depërton në ezofag dhe bie ne stomak. Në stomak ushqimet qëndrojnë nga 3-10 orë, ku i nënshtrohen një seri transformimesh të cilat kushtëzohen në radhë të parë nga veprimtaria sekretare e gjëndrave të mukozës së stomakut. Ndër sëmundjet kryesore të stomakut është ulceri stomakut e i duodenit. Në ecurinë e sëmundjes ulceroze një rol të rëndësishëm luan regjistrimi ushqimor i të sëmurit. Një regjim i përshtatshëm dhe i kujdesshëm mund të çojë deri në shërimin e sëmundjes pavarësisht nga lloji i ulcerës së stomakut e duodenit. Në ditët e para të mjekimit ushqimet duhet të jenë të pasura në qumësht (fillimisht merren 150 g qumësht, pastaj 200 g e më vonë 250 g c do ditë), komposto ose shurupe si dhe çaj të dobët. Duhet të dimë që tek të sëmurët ulcerozë qumështi është ilaçi kryesor dhe kjo për faktin, se ai përmban të gjitha principet ushqimore të domosdoshme. Të sëmurëve ulcerozë u rekomandohet gjithashtu marrja e vezëve të freskëta. për shkak se frenojnë sekrecionet e stomakut, ajkë qumështi e freskët, djathë nga qumështi i lopës dhe gjalpë i freskët. Pasi të jenë qetësuar dhembjet. i sëmuri rekomandohet të hajë pure patatesh, biskota, mish të zier viçi dhe peshk të dobët. Në varësi të ecurisë të shëndetit, të sëmurit mund t`i shtohet në racion ushqimor zarzavate të ziera mirë, fruta të pjekura mirë dhe gjalpë. Meqenëse gjatë periudhës së dhimbjes regjimi ushqimor është i varfër me vitamina, është e nevojshme që kjo mangësi të plotësohet me vitamina B, C dhe A, si dhe domate, patate dhe portokolle. Në periudhën e qetësisë (pa dhimbje), nuk duhet që të sëmurit t`i caktohet regjim strikt. Në këtë periudhë rekomandohet marrja e supave me perime, krem, ajkë qumështi, bukë e bardhë e ftohtë, mish, supë me qumësht, e miell, kafe me qumësht, kakao. Midis ushqimeve, që mund të rekomandohen në periudhën e qetësisë, janë yndyrnat e trasha (derrit, lopës, kaut), produkte të qumështit dhe pak gjalpë, supë me krem patatesh, supë me legure, mish të dobët, patate, karrota, qumësht, krem qumështi, djathë i freskët pa kripë, vezë surbull, omletë distike, gjapl i freskët pa kripë, bukë e bardhë, biskota, komposto, lëngje frutash. Në këtë periudhë ndalohet marrja e supave të ngrohta me mish, çorbat e yndyrshme, gjellë me qepë të skuqura, mishi i dhjamosur i derrit, dhjamë, konserva, mishi, meze pikante, mish peshku i skuqur e i dhjamosur, peshk i konservuar, sardele, vezë të ziera, majonezë, vezë të skuqura, kosi, qumështi i thartuar, djathë i fermentuar, kastravecë, fasule, legumet e thata, preshi, qepa, fruta te th\ata, buka e zezë, çokollatat, vera, ujërat minerale, piperi, mustarda.