English

Arvizu:Vizita në Vlorë për 100-vjetorin e pavarësisë, është e paharrueshme

“Vlora është qyteti i parë që kam vizituar, i kujtoj të gjitha vizitat në Vlorë, por ajo për 100-vjetorin është e paharrueshme, është e trishtueshme që më duhet të them lamtumirë”.
Kështu është shprehur ambasadori në ikje i SHBA-së në Tiranë z. Aleksander Arvizu.
Ai ka vizituar për herë të fundit para ikjes qytetin e Vlorës ku është takuar edhe me kryetarin e Bashkisë Shpëtim Gjika.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Gjika, i ka shprehur falënderimet e tij, ambasadorit Arvizu për gjithçka ka bërë për Vlorën, dhe se do të jetë i mirëpritur në çdo kohë.

KOMENTE