English

Errësojini thinjat me vaj kokosi. Receta

Maskë 100% Natyrale për të errësuar thinjat. - Vaji i Kokosit duhet të jetë 100% natyral i papërpunuar, përndryshe nuk ka efekt. po ashtu edhe vaji esencial i rozmarinës.

Për këtë na duhen:

1 filxhan kafeje me fieno greco
vaj kokosi
4-5 pika vaj esencial rozmarine

Nëse doni refleks të kuq shtoni çaj hibiskus
Nëse doni refleks të verdhë shtoni çaj kamomili
Nëse doni refleks të zi shtoni çaj sherebele dhe 
rozmarine të përzier me kafe (ekspres).

Përzieji ingredientët derisa të bëhet një masë pak e 
trashë si baltë. Aplikoje në flokë në mënyrë që thinjat
të mbulohen sa më mirë. Mbajeni disa orë (kokën të 
mbështjellë me një plastmas), mirë është që maska të 
mbahet tërë natën. Sa më gjatë ta mbani, aq më e 
efektshme do të jetë. Në mëngjes lajini flokët me 
shampo, me ujë të vakët ose të ftohtë (jo me ujë të 
nxehtë).

Kjo maskë mund të përdoret edhe nga ata që nuk kanë
thinja. Shërben për të rigjeneruar flokët, parandalon 
rënien, dhe pastron skalpin nga zbokthi/bimë mjekësore/

KOMENTE