Në Bruksel po mendohet për skenarin e zgjerimit të ardhshëm të Bashkimit Evropian që të ndahet në dy pjesë. Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia do të hyjnë në BE në vitin 2020, ndërsa Shqipëria, Bosnje Hercegovina dhe Kosova në vitin 2023. Këtë informacion e ka publikuar gazeta kroate “Dalmacia”, duke iu referuar "burimeve të larta në BE".
Sipas kësaj gazete, edhe pse paraprakisht ka ekzistuar rreziku që procesi i zgjerimit të ndërpritet, pas publikimit të progresraportit të Komisionit Evropian për vendet kandidate dhe potenciale për anëtarësimin në BE. Por tani, ky proces, sa i përket Ballkanit, përsëri po merr frymë.
"Më larg drejt anëtarësimit në BE ka shkuar Mali i Zi, i cili tani po negocion. Serbia mund ta arrijë nëse i zgjidh të gjitha çështjet me Kosovën, ndërsa Maqedonia ka problemin e emrit me Greqinë dhe për këtë shkak ky shtet, edhe pse për një kohë të gjatë ka statusin e vendit kandidat, nuk mund të hapë negociatat", raporton gazeta kroate.
Sa i përket Shqipërisë, Bosnjës dhe Kosovës, gazeta thekson se, këto tre vende do të ndjekin Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë që do të hyjnë në BE në vitin 2020, duke u anëtarësua në union tre vjet më pas, pikërisht në vitin 2023. Me këtë, sipas "Dalmacisë", do të përfundonte procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkan që është pjesë e agjendës së Selanikut nga viti 2013.