English

Skema e mashtrimit “Carosel”, që ndodhi në Shqipëri vetëm në tre muajt e fundit

Qeveria “Berisha” i ka shkaktuar vendit gjatë tetë vitesh qeverisje mjaft dëm aq sa është shumë e vështirë të përllogaritet. Por, tashmë është e qartë se cili është dëmi që i është shkatuar buxhetit të shtetit në vetëm tre muaj nga skema e rimbursimit të TVSH-së.

Burime konfidenciale të administratës tatimore, pohojnë për “Vizion+” se, mashtrimi gjigant me skemën e rimbursimit të TVSH-së është 600 milion lekë. Vetëm 3 muajt e verës buxheti i shtetit ka paguar shtesë këto 600 milionë lekë për kompani fantazmë të cilat kanë mashtruar doganat dhe tatimet.

Në kohën kur bizneset kanë më shumë se katër vjet që nuk marrin rimbursim të TVSH-së, firmat fiktive kanë arritur ta vjelin këtë taksë dy herë: njëherë nga tatimet dhe njëherë nga doganat. Skema që ka përdorur ky grup quhet “Carosel”, rast i krimit ekonomik që është njohur në Europë gjatë viteve 2005 – 2006.

Por si funksionon ky mashtrim? Kompania e cila është e regjistruar në Kinë rezulton sikur sjell në Shqipëri mallra, të cilat në fakt nuk ekzistojnë por janë vetëm të faturuara, pasi kalon procesin e zhdoganimit pa paguar TVSH për këtë lloj malli sepse nuk mund të paguash për një mall që nuk e ke, këtë “mall” ia shet një kompanie tjetër, pjesë e grupit edhe kjo. Kompania në këtë rast e ble mallin me TVSH, dhe më pas po me TVSH ia shet një biznesi tjetër. Biznesi i fundit e rieksporton të njëjtën faturë duke vjelë kështu tatimin mbi vlerën e shtuar edhe në doganë edhe në tatime. Ekspertët thonë se tashmë që hapja e një biznesi mund të bëhet brenda ditës, është më e thjeshtë edhe për grupet e krimit ekonomik që të depërtojnë në këtë skemë mashtrimi.

KOMENTE