Pezullohen nga detyra dhe kallëzohen për ndjekje penale në Prokurorinë e Tiranes 8 ish-drejtuesë dhe inspektorë tatimorë në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë.
Me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Drejtoria e Auditit të Brendshëm në Ministrinë e Financave, ka audituar procedurat e rimbursimit të TVSH-së, në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë për periudhën Qershor – Tetor 2013.
Dosja aktualisht eshte ne fazen e verifikimit ka lidhje me denoncimin publik qe beri pak dite me pare ministri i Financave Shkelqim Cani, kur dhe deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, se në administratën tatimore janë konsumuar krime me pasojë shkaktimin e dëmit ekonomik për shtetin. Paraprakisht thuhet se behet fjale per nje skeme mashtrimi me faturat e Tatimit mbi Vleren e Shtuar.
Ne kete mekanizem te abuzimeve dyshohet te jene perfshire kompani fantazmë mes tyre edhe nga Kina, e që sipas përllogaritjeve paraprake dyshohet të kenë përfituar nga buxheti përmes faturave fiktive të TVSH-së, dhjetëra milione euro.
Burime të Top Channel bënë të ditur se mes punonjesve të nivelit zbatues që u kallëzuan janë edhe dy zyrtarë të nivelit drejtues, ish-drejtori i Tatimeve Tirane, Ismail Muçaj dhe ish-drejtuesi i Hetimit Tatimor.
Kallëzimin ne fjale e konfirmoi edhe zedhenesi i Prokurorit te Pergjithshem, Albi Serjani i cili shtoi se nuk mund te jepet asnje detaj për shkak se aktualisht njësia task-forcë po kryen veprimet e para hetimore.
Nuk dihet se cilët janë emrat e 11 subjekteve te kallëzuara per shkak te sekretit hetimor, megjithatë thuhet se këto shkelje janë evidentuar nga Ministria e Financave per abuzime ne periudhen dyvjeçare, 2012-2013.