Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso ka deklaruar se Ballkani duhet të përfshihet në Bashkimin Evropian pasi bërthama e Evropës nuk është ende pjesë e BE-së. Barroso, në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, ai shprehet gjithashtu se dyert e BE-së duhen hapur edhe për Turqinë shkruan e përditshmja shekulli online.
“Në terma afatgjatë ne duhet të përfshijmë dhe vendet e Ballkanit, nëse plotësojnë kushtet dhe kriteret e kërkuara. Nuk duhet harruar se shumë vende të Ballkanit kanë qenë në luftë me njëra-tjetrën vetëm pak vite më parë”, shprehet Barroso. “Hyrja në BE u jep atyre një perspektivë dhe është e rëndësishme që në rajon të mbizotërojë paqja.”
Politikani konservator nga Portugalia ka mohuar në mënyrë kategorike që procesi i anëtarësimit në BE është shumë burokratik dhe se ka shumë rregulla. “Komisioni Evropian nuk është majat e të këqijave në Evropë.” Por ai pranuar se janë bërë gabime.
Edhe Turqia thotë Barroso ka nevojë që t’i ketë të hapura dyert e anëtarësimit në BE. “Është një vend i madh, ekonomikisht dhe i rëndësishëm gjeopolitikisht”, nënvizon Presidenti i KE-së. Gjithësesi ai vendos theksin tek rëndësia e plotësimit të të gjitha kushteve nga ana e Turqisë. “Në fund të fundit anëtarësimit do të duhet të pranohet nga të gjitha vendet. Dhe kjo mund të kërkojë shumë kohë.”
Vendet e BE-së do të duhet të votojnë të martën për herë të parë pas tre vjetësh për hapjen e një kapitulli të ri për negociatat me Turqinë. Bisedimet kanë nisur në vitin 2005 por deri tani nuk është bërë shumë progres.