Është një koncept që ëshë i vështirë për tu vetë-dalluar por, na pëlqen apo jo intelekti ynë (ose intelekti që në perceptojmë për veten) shpesh herë mund të jëtë në dëmin tonë. Shenjat dallohen vetëm kur i hap sytë dhe e shikon veten siçje në të vërtetë. A keni rënë ndonjëherë në ‘kurthin’: “unë mendoj që unë jam shumë i zgjuar” ? Mos u mërzisni, pjesa më emadhe e të rregulluarit një gabim është kur kupton që ai ekziston! Shikoni këto 5 shenjat që ju nuk jeni aq i zgjuar sa jumendoni që jeni dhe shikoni nëse ndonjëra apo të gjitha gjenden tek ju. Ti shohësh me kujdes dhe ti korrigjosh këto sjellje vetë-shkatërruese ju bën juve të zgjuar më shpejt. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, edhe shumë më të lumtur.
Mungesa e suksesit profesional
Mendimet, nga natyra e tyre janë subjektive, mendon rreth bukurisë dhe pozicionohesh në “spektator” i pamjes tënde të bukur. Njerëzit e zgjuar e barazojnë intelligjencën e tyre në një sukses profesional. Përshembull nëse jeni 35 vjeç dhe akoma jetoni në shtëpinë që ndërtoi babai juaj, është e qartë që nuk jeni aq të zgjuar saç e mbani veten. Njerëzit e zgjuar gjejnë një mënyrë për të bërë para, jo për të gjetur justifikime.
Gjithmonë gjendeni në mës të një konflikti
Një person i zgjuar, nuk e harxhon kohën apo energjinë duke debatuar, argumentuar apo në një konflikt. Nevoja për të provuar se sa korrekt jeni në harxhimin e kohës që bëni me kolegët, miqtë, familjen apo njerëz të tjerë kur i takon në rrugë apo diku tjetër, tregon një pasiguri që rrallë persona shumë inteligjent e kanë. Është një shenjë që i tregon botës që ju nuk jeni edhe aq i zgjuar! Shmangni konfliktet e panevojshme dhe shikoni sesa energji dhe durim ju ruani dhe shfrytëzojeni për ide dhe projekte pozitive si dhe për të nxitur projekte pozitive. Tani kjo është një shenjë që po bëheni më të zgjuar.
Vërtiteni përherë rreth e rrotull dhe jeni shumë të zënë
A gjendeni shpesh në situata kur shikoni orën që ka kaluar shumë dhe ju jeni me vonesë, dhe menjëherë ju pushton një mërziti e madhe ? Menaxhimi i kohës dhe i energjisë, është një aftësi që njerëzit e zgjuar e mësojnë shpejt si ta
menaxhojnë, duke minimizuar stresin. Pyeteni veten meqë mbaheni si inteligjent, pse silleni rrotull në një panik si një pulë pa kokë? Në periudha të shkurtra na ndodh që puna me orare të zgjatura mund të jetë një aspekt i pa shmangshëm në jetën tonë familjare ose profesionale,sigurisht, por nëse kjo është një mankth që përsëritet ju jeni më i zgjuar seç ju e ndjeni veten që jeni. Njerëzit e zgjuar e dinë shumë mirë që kjo është një mënyrë e të jetuarit ose të prodhuarit deri në nivelit më të lartë të potencialit të një personi.
Ju flisni më shumë se sa dëgjoni
Çka mendoni kur ju jeni rreth dikujt që nuk di të ndalet duke së foluri edhe sikur për të marrë frymë? Mos përfytyroni një artis hipnotizues, apo një shitës të paskrupullt makinash të përdorura dhe atmosfera e shkollës së mesme tju vijë në mendje. Sigurisht njerëzit me inteligjencë të lartë e dinë që ka më shumë përfitim në artin e të dëgjuarit sesa në atë të të folurit. Në cilën kategori gjendeni shpesh; në folësin që nuk di të ndalet apo në një dëgjues të vëmendshëm ? Përgjigja është vula e vërtetësisë së zgjuarsisë tuaj. Flisni pak dhe dëgjoni shumë.
Sjelljet tuaja janë të vështira për tu kuptuar
Niveli i inteligjencës matet edhe sa jeni të aftë të shpreheni qartë ku edhe të tjerët tju kuptojnë sa më mirë.Ta kuptosh tjetrin është një mjet thelbësor në kërkimin për të vazhduar zhvillimin e vetvetes. Nëse vetë-shpalleni të zgjuar por koha ju ikën duke parë emisione televizive të pa dobishme, apo duke lexuar libra që nuk kanë nivel intelekti, atëherë rishikoni konceptin që keni për veten. Disa orë të lexuari të një artikulli vërtet interesant, mund t'jua shtojë diturinë dhe kreativitetin.
Mos hezitoni të rishikoni apo ta kontrolloni shpesh vetveten dhe të këni njohuri të gjendjes ku ndodheni, dhe duke punuar dhe duke u përpjekur të përmirësoheni dhe të jeni vërtet të zgjuar.