English

Berisha: Nëse gjen një qindarkë në keqadministrim, jam gati të shkoj në prokurori (VIDEO)

Kërcënimit të Kryeministrit Rama, se zyrtarët që i kanë shkaktuar dëme financiare vendit do të japin llogari para ligjit, ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur me gatishmëri për të shkuar në Prokurori.

“Kryetari juaj foli, unë i them kryetarit: Çdo fletë, çdo qindarkë që të gjesh keq në administrim, duke nisur nga Sali Berisha e deri tek punonjësi më i thjeshtë, je i ftuar dhe i lutur ta çosh në prokurori me shpejtësi. Unë do të qëndroj në ato që kam thënë. Ke ndërtuar pallatin nuk ke një faturë. Po ndërton vilën s’ke një faturë. Këto janë evidente. S’po them për të tjera akuza”, u shpreh Berisha.
1938

KOMENTE