Ushqimet me yndyrë, të skuqura dhe pikante, konsumimi i një sasie të madhe të mishit dhe ngrënia në sasi të vogla të frutave dhe perimeve, janë ndër shkaktarët kryesorë të kancerit të gjirit. Këto fakte të studimeve të Kongresit Europian të Onkologjisë janë shtjelluar në seminarin "Dieta kundër kancerit të gjirit” të mbajtur në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mënyrën e të ushqyerit si faktor risku.
Seminari u mbajt nën kujdesin e Rektorit të Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof.Polo Ruatti, i cili u shpreh për rëndësinë e parandalimit të kësaj sëmundjeje, në kuadër të fushatës sensibilizuese për kancerin e gjirit.
“Në 30 vitet e fundit janë bërë përparime të mëdha në aspektet ekzaminuese të kancerit. Ato konsistojnë në kirurgjinë racionale, kimioterapinë apo radioterapinë, me anë të të cilave nëse tumori kapet në kohë, mund të kurohet. Të gjitha këto së bashku shërbejnë për parandalimin e sëmundjes. Siç thuhet edhe në Itali "të parandalosh është më mirë se sa të kurosh”".
Zv.Rektori i Universitetit, Profesor Tritan Shehu, para auditorit të seminarit që përbëhej nga studentë të Mjekësisë, u shpreh për rëndësinë e përballjes me tumorin. Sipas tij kanceri mund të shërohetnë mënyrë nëpërmjet sensibilizimit të opininit publik për ekzaminimin e hershëm të tij.
Më pas fjalën e ka marrë Msc. Endri Haxhiraj, mjek veteriner, specializuar në shëndetin publik dhe pëfaqësues i Institutit të Politikave Mjedisore, i cili ka shpjeguar më gjerë dietën me origjinë shtazore dhe si ndikon ajo në kancerin e gjirit.
"Ushqimi që konsumohet përbën faktorin kryesor të 35% të vdekjeve nga kanceri ndërsa nga duhani vetëm 30% të vdekjeve (sipas disa statistikave në SHBA).
Në këtë sfond Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) dhe Fondi Botëror i Kërkimeve për Kancerin sugjerojnë se dieta luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e disa kancerëve, veçanërisht në gojë, fyt, mushkëri, pankreas, mëlçi, kolon, rektum dhe gji.
Duke qene se mishi nuk ka fibra dhe perberes te tjere ushqimore mbrojtes, mishi permban proteine shtazore, yndyre te saturuar, dhe ne disa raste perberes kancerogjen sikurse aminat heterociklike dhe hidrokarbonet aromatike policiklike (qe fromohen gjate gatimit) shkenctaret kane avancuar te hipotetizojne lidhur me raportin e proteines shtazore dhe rriskut te kancerit te gjirit.
Ai ka shpjeguar në mënyrë të detajuar se çfarë përmban mishi që ne hamë dhe cilat janë rreziqet që krijohen në organizëm pas konsumimit të tij.
- Aminat heterociklike (HCA)
HCA-te jane perberes te nje familjeje mutagjenike dhe prodhohen nga procesi i
gatimit te shume produkteve shtazore duke perfshire mishin e pules, viçit, derrit dhe peshkut. Edhe mishi qe gatuhet ne tigan, piqet apo zjehet mund te permbaje sasi te larta te ketyre mutagjeneve. Sa me gjate dhe nxehte te gatuhet mishi aq me shume perberes te tille formohen. Sipas disa studimeve, pula e pjekur ka patur sasine me te madhe te ketyre substancave krahasuar me tipet e tjere te mishit. Klasat kryesore te HCA-ve jane kuinolinet-amidazo-amina (IQ) dhe Piridinat-imidazo-aminat (PhIP). Perberesit IQ dhe PhIP formohen nga kreatinina (kreatina), aminoacid specifik dhe sheqernat. Te gjithe mishrat (duke eprfshire peshkun) permbajne sasi te larta kreatine. Konsumi ne sasi i mishit eshte shoqeruar me rritjen e rriskut te kancerit te gjirit dhe kolonit. Pse?
Disa HCA kane aftesine te shperndahen ne indin e gjendrave te gjirit dhe njerezit mund t’i aktivizojne HCA-te ne menyre metabolike. Si pasoje, konsumi me frekuence i mishit mund te jete faktor per kancerin e gjirit.
Sipas statistikave , sot në botë, 1 në 8 gra mbi moshën 50 vjecare vuajnë nga kanceri i gjirit. Kjo sëmundje mund të parandalohet nga një dietë e shëndetshme vegjetariane, duke shmangur ushqimet e shpejta, proteinat shtazore apo yndyrat.
Mjekja patologe Zvjetllana Skorovoti ka prezantuar materialin se si duhet të bëhet vetëkontrollimi i gjirit para se të shkohet te mjeku.
Çdo femër duhet të dijë pozicionet dhe teknikat dhe se kur duhet të kontrollojë gjirin në kushtet e shtëpisë para se të shkojë te mjeku për një ekzaminim më të detajuar dhe specializuar.
Në fund seminari është mbyllur nga materiali mjaft interesant dhe tepër praktik i PhD. Vinela Refugjati e cila ka njohur auditorin dhe sensibilizuar publikun se çfarë duhet të hamë konkretisht për të parandaluar krijimin e kancerit me qëllim që ai të mos bëhet kontroll i shëndetit tonë.