Festa e Halloween po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar rdhe në ato vende që nuk është festuar më parë ku futet dhe vendi ynë.
Ndërkohë që përgatitjet kanë filluar një rast i pazakontë ka ndodhur në Amerikë ku një 44 vjeçar ka krijuar një skelet me krahë që simbolizonte vdekjen, që më pas e ka realizuar të fluturojë përmes një telekomande.
Skeleti i vdekjes fluturonte lart rreth 200 metra në një zonë të banuar duke krijuar panik te ata që u vinte pranë.
Tom Mabe, krijuesi i lojës së tmerrshme tregon se lodra vihet në punë përmes një pult kontrolli të helikopterit, dhe se ajo shkon ku janë njerëzit duke i trembur atë.
Kënaqësia është tepër e madhe dhe shpresojmë që ditën e Halloween të kemi sa më shumë kënaqësi, shprehet Mabe.