Ministri Hoxhaj e njoftoi ambasadorin Menzies për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë, reformat e gjithanshme dhe fuqizimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Hoxhaj veçoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës në proceset konkrete integruese në Bashkimin Evropian.
Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe Qeverisë së Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe personalisht ambasadori Menzies kanë dhënë për shtetin e Kosovës.
Ambasadori John Menzies, vlerësoi progresin e arritur deri më tani, duke shprehur besimin e plotë për avancimin e mëtutjeshëm të proceseve të gjithëmbarshme në Republikën e Kosovës.