Gjermania ka thirrur ambasadorin amerikan në Berlin rreth pretendimeve se SHBA-ka monitoruar bisedat telefonike të Kancelares gjermane Angela Merkel.
Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle do të takohet me të dërguarin e SHBA-së Xhon Emerson duke diskutuar mbi çështjen e cila është parë si një hap i pazakontë midis aleatëve të ngushtë.
Merkel ka kërkuar një shpjegim "të plotë" të pretendimeve, të cilat po kërcënojnë të errësojnë një samit të BE.
Ajo diskutoi çështjen me presidentin amerikan Barak Obama të mërkurën.
Presidenti Obama i tha zonjës Merkel se SHBA nuk e ka bërë një gjë të tillë, njoftojnë burimet e Shtëpisë së Bardhë.
Megjithatë, ai la të hapur çështjen nëse thirrjet janë monitoruar shumë më parë në të kaluarën.
Por përgjimet kanë qënë edhe për diplomatët francezë. Të hënën, Franca thirri ambasadorin amerikan rreth raporteve në gazetën Le Monde se Agjencia Kombëtare e Sigurimit (NSA)e SHBA-së, kishte spiunuar në miliona thirrje telefonike franceze. Një ditë më vonë, Le Monde njoftoi se NSA kishte spiunuar diplomatët francezë në Uashington dhe në OKB.
Presidenti francez, Francois Hollande e ka konsideruar që kjo çështje të diskutohet në agjendën e samitit, ku liderët e BE do të mblidhen për të diskutuar ekonominë dixhitale të Evropës, rimëkëmbja ekonomisë dhe imigracionin.
Udhëheqësit e tjerë janë gjithashtu duan sqarime të mëtejshme nga Uashingtoni mbi aktivitetet e NSA-së së saj në Evropë, thotë BBC.