Shpërthen makina në zonën e Kombinatit Tiranë. Makina, e cila ka qenë e parkuar në rrugën “Petraq Leka”, në Kombinat, ka shpërthyer si pasojë e një sasie eksplozivi që i është vënë.
Nuk raportohen të plagosur, por mendohet që makina tip “Ford”, me targa TR 0086D, të jetë e efektivit të Patrullës së Përgjithshme, Shkurt Toplani.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëmtime edhe dëmtime të një lokali aty pranë.
Brenda disa minutash, policia ka ndaluar një të ri, si të dyshuar për vënien e sasisë së eksplozivit në makinën e efektivit të policisë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se i ndaluari, Renato Kazani është vëllai i një personi, që është arrestuar mbrëmë nga efektivi Toplani.