English

Çmimi Nobel 2013 për ekonominë. Përse vallë e fituan 2 persona me interpretime diametrikalisht të kundërta

A janë tregjet “efikase” apo iracionale?

Dy ekonomistëve me interpretime diametrikalisht të kundërta për mënyrën sesi tregjet veprojnë iu dha bashkarisht Cmimi Nobel 2013 për ekonominë. Përse vallë?
Kjo histori i ka fillesat e saj në fillim të shekullit të XX në Paris. ndërsa Louis Bachelier, fizikant ambicioz, bën një jetë mbushur me fatkeqësi.
Prindërit i vdesin papritur dhe atij i duhet të kujdeset për vëllanë e tij të vogël. Ai nuk është i lirë për të vazhduar universitetin, derisa e kalon moshën për t’u pranuar. Në vend të kësaj ai vijon me mësime në shkollën e natës, duke krijuar një nga rezultatet e Ajnshtajnit, përpara se edhe vetë Ajnshtajni t’ja arrijë- por për këtë atë e talli gjithë akademia.
Por në 1900, Bachelier publikoi punimin që shumë kohë pas vdekjes së tij, do të njihej si një punë e plotë inovative.
Ideja e tij e mrekullueshme është që cmimi i bonove shtetërore (qeveritare) të ndjekë një kurs cfarëdo, krejt të rastësishëm- cdo lëvizje e re në cmim do të jetë e paparashikueshme.
Në pamje të parë, duket një ide e cuditshme. Përse duhet që performanca e nje aseti financiar të jetë e rastësishme?
Nocioni se, për shembull, rregullatorët duhet që në një farë mënyre të hyjnë dhe “të krijojnë flluska” për mua është një shaka.”
Por Bachelier e kuptoi se nëse ishte e qartë që një “share” ose një bono do të kishte më shumë vlerë javën e ardhshme, atëherë cmimi duhet të ishte rritur tashmë, duke e paraprirë atë. Lëvizje të parashikueshme tashmë kanë ndodhur sepse tregu është eficent- dhe gjithë cfarë ka ngelur janë vetëm surpriza të pakëndshme.
Në departamentin e ekonomisë të Universitetit të Cikagos ne vitet 1960, studenti Eugene Fama e njhte teorinë e Louis Bachelier shumë mirë, por nuk ndihej I kënaqur.
"Më lindi ideja se ajo thënie nuk ishte e mjaftueshme” shprehet ai “Nuk ka ndonjë model ekonomik prapa saj”". Dhe kështu Fama iu fut punës dhe përfundoi duke demonstruar se tregjet e bonove janë me të vërtetë eficente.
Në rast se jeni një investitor, një rrjedhojë e rëndësishme e një tregu eficent është se nuk ka arsye të përpiqesh për të bërë “një vrasje”. Tregu do të jetë gjithmonë një hap përpara jush. Më mirë të investoni gjerësisht sesa të besoni në ndonjë skemë te tipit “do bëhesh shpejt I pasur”
Fama në të vërtetë, gjeti vetë disa mënyra për të goditur tregun- ose të paktën, strategjitë e investimit që do të kishin goditur tregun në të shkuarën. Por ai, konkludon megjithatë se për arsye investuese praktike, njerëzit mund edhe të silleshin sikur tregjet janë eficente dhe se atje asgjë nuk është nën vlerën e vet.
Shumë njerëz përfitojnë duke parë këtë bum të vazhdojë.
"Sepse në rast se ata janë të paaftë, është shumë e vështirë për të treguar mënyrën se si, kur dhe ku, dhe gjithashtu evidenca sugjeron se të ashtuquajturit ekspertë nuk janë aq të mirë për këtë," thotë ai.

"Njerëzit harxhojnë shumë para duke u përpjekur të punësojnë menaxherë të cilët mund të operojnë me stock-et, megjithëse evidenca tregon mjaft bindshëm se një gjë e tillë është e pamundur."
Pra, tregu ka gjithmonë të drejtë. Apo nuk është kështu? Një dekadë më vonë, një sfidues e hipotezës së tregjeve shfaqet në skenë- Robert Shiller, fillimisht në Yale, më pas në MIT.
Ai shkroi një tezë duke përgatitur një rast statistikor se paqëndrueshmëria e tregut është shumë e lartë për teorinë e tregjeve efikase për të qënë e vërtetë. Ideja e tij ishte se tregjet kanë tendencën për të mbivepruar ndaj lajmit, apo të reagojnë në mungesën e lajmit.
"kjo më bëri të hyja në një kundërshtim të madh, atëherë- kujton ai- “po pyesja veten se përse njerëzit bëhen kaq shumë emocionalë për një gjë të tillë? Unë thjesht po them se ky është një common sense dhe mjaft I qartë- këto tregje nuk janë perfekte."
Dhe një argument I tillë nuk qëndron në rrethet akademike. Ai hyn drejt e në zemrën e ekonomisë së vërtetë botërore. Në 1996 Robert Shiller u thirr në një drekë me Kryetarin e Rezervës Federale amerikane, Alan Greenspan.
Unë pyeta në tryezë, 'Kur ishte hera e fundit që një kryetar federal të kishte thënë se “stock market” ishte mbivlerë? '"

Mora përgjigjen se kishte ndodhur rreth 30 vjet më parë.
Kështu që I thashë Greenspan, “ Ndoshta ju duhet të merrni në konsideratë për të bërë një deklaratë për mbivlerën e tregut?'"
Vetëm pak ditë më pas, Kryetari I Rezervës Federale mbajti një fjalim që e bëri atë mjaft të famshëm.
"Si mund ta dimë ne se kur, bollëku iracional ka rritur padrejtësisht vlerat e aseteve, të cilat më pas bëhen subjekt për tkurrje të papritura dhe të stërzgjatura si ato që ndodhën në Japoni në dekadën e kaluar? tha ai.
Duke e stimuluar Alan Greenspan në veprim, Shiller vijoi të shkruajë një libër best seller, të titulluar Bollëku Iracional, dhe ai u bë I famshëm kur tha, rreth fundit të viteve 1990, se shares ishin mbi vlerësuar së tepërmi- dhe ato u shkatërruan jo shumë më pas kësaj – si dhe për thënien në 2005 se cmimet e shtëpive në SHBA ishin mbivlerë. Dhe ato rranë gjithashtu.
A ishte ai thjesht me fat? Cilat ishin arsyet e tij që po i vinte syrin një flluske?

Mirë pra, analistët e bursës përgjithësisht shikonin sesi përfitimet, fitimet e kompanisë mund të krahasoheshin me cmimin e “share” të tyre. Ajo c’ka Shiller dhe kolegu I tij John Campbell vendosën të bënin një vëzhgim afatgjatë të raportit cmim-fitim. Ata krahasuan cmimin e “share” me fitimet mesatare për 10 vitet e fundit. Ky krahasim I kësaj periudhe afatgjatë tregoi një kulmim te “share” në vitin 1929, pak përpara krisjes së Wall Street. Dhe kulmimi në fundin e viteve 90 ishte akoma edhe më I madh.
Por si është e mundur që në nuk I shohim këto bum iracionale në kohë?
Ekzistojnë shumë sekte të ndryshme dhe nëse I shohim në tërësi, duket sikur nuk ka kuptim- ato e kundërshtojnë njëra tjetrën në mënyrë të tejskajshme.
“Unë mendoj se shumë njerëz përfitojnë duke e parë bumin të vazhdojë” thotë Shiller. "dhe kjo duhet të kuptohet që askush të mos bërtasë “Zjarr” në një holl teatri plot e përplot me njerëz- gjithcka po shkon shumë mirë, apo jo? Fitimet rriten, cmimet rriten."
Por Eugene Fama nuk është I bindur se është e lehtë të piketohet shqetësimi në tregjet financiare.

"Nocioni se për shembull rregullatorët duhet të hyjnë, të ndërhyjnë disi dhe të shpojnë flluska për mua është një shaka- thotë ai.
“Unë në fakt nuk mendoj se dikush I dallon me të vërtetë flluskat- në fakt mua as kjo fjalë nuk më pëlqen, përvecse në perceptimin 20/20."
Në pikëpamjen e Gene Fama,kur stock-ët teknologjikë pësuan një bum në fundvitet ’90, dhe më pas u rrëzuan, kjo reflektoi pikëpamjet e njerëzve për prospektivën e kompanive shumë të suksesshme, të lindura nga përleshjet. Megjithatë, jo shumë prej tyre ia dolën mbanë të mbanin cmimet e “share” në nivel. Por kjo bum e bëri tregun iracional, kjo thjesht e bëri atë të gabuar.
Por nuk duhet të lëmë pas dore edhe Lars Peter Hansen. Ai ishtë fituesi I tretë I cmimit Nobël, për zhvillimin e mjeteve statistikore që tashmë janë mjaftueshëm ndikuese në ekonomi- kryesisht në studimin e tregjeve financiare.
Por nuk do të ishim njerëzorë, po të mos ishim kuriozë për kontradiktën e dukshme në dhënien e shares të Cmimit Nobël për Eugene Fama, për të treguar se tregu është eficent dhe Robert Shiller që tregoi se ajo nuk është. Mos vallë komisioni thjesht po luan bastesh?
Të dy do të përmenden në librat historikë për kontributin që I dhanë zhvillimit të ardhshëm të mendimit ekonomik, sipas pikëpamjes së Shiller.
"Është paksa si feja," thotë ai. "Dua të them, ekzistojnë gjithë ato lloj sektesh të ndryshme dhe nëse I sheh të gjitha në tërësi, duket sikur nuk ka kuptim fare – ato janë shumë kontradiktore nga njëra tjetra në mënyrë thelbësore. Por ndoshta ka pak mencuri për jetesën, që rrjedh prej të gjitha atyre, dhe unë mendoj se profesioni I ekonomistit nuk është aq I fragmentarizuar aq sa mund të duket."
Megjithatë, a nuk është paksa acaruese që të ndash Cmimin Nobël me dikë I cili të kundërshton?

"Mendoj se ka hapësirë për mosmarrëveshje të konsiderueshme dhe I kuptoj të gjitha pikëpamjet- të gjitha interpretimet e evidencave- te gjitha duhet të marrin ajrin e plotë që meritojnë," shprehet Fama.
"Dua të them, së e gjitha kjo e ben boten nje vend më interesant, dhe unë jam super I kënaqur që Bob e kuptoi këtë gjë."
(Përgatiti në shqip V. Gumi)

KOMENTE