English

"Kryqëzohet" Totozani. Martesat gay debat i hapur dhe tepër i ashpër në shoqërinë shqiptare (VIDEO)

Kundërshtohet ashpër nisma e Avokatit të Popullit për përgatitjen e një projektligji për njohjen e martesave brenda një gjinie. Reagime të forta kanë ardhur vetëm një ditë më pas nga politikanë, por edhe nga përfaqësues të fesë në vendin tonë. Ora news sjell disa nga prononcimet e shoqërisë shqiptare. Imami i xhamisë në “Rrugën e Kavajës”, Ahmed Kalaja është shprehur se një akt i tillë është kundër ligjeve të çdo feje dhe nuk mund të tolerohet një gjë e tillë pasi do të rrezikonte shoqërinë dhe familjen.

Kundër kësaj nisme ka reaguar nëpërmjet rrjetit social Facebook edhe deputetja Mesila Doda. Deputetja demokrate nënvizon se familje eshte vetem ajo qe vjen nga martesa e nje burri dhe nje gruaje, dhe se bashku mbeshtesin dhe mirepresin femijet qe vijne ne jete.

“Pasi kauzen e romeve e mori Erjon Veliaj, avokati i popullit Igli Totozani shpiku kauzen e tij te fundit, ate te pergatitjes se projektligjit per martesat gay. Si deputete, grua, nene, familjare shpreh mosaprovimin tim te thelle per nje prononcim te tille. Familje eshte vetem ajo qe vjen nga martesa e nje burri dhe nje gruaje, dhe se bashku mbeshtesin dhe mirepresin femijet qe vijne ne jete. Ju ftoj te gjithve te behemi nje bllok pengese per inisiativa te tilla qe shkojne kundra thelbit te jetes sone, kundra vullnetit te Zotit qe boten tone e bekoi me bashkimin e burrit me gruan” shkruan Doda.

Martesat gay, Tritan Shehu: Absurde, shkatërron familjen
Qëndrim të ashpër ndaj nismës së Avokatit të Popullit për ligjërimin e martesave gay ka mbajtur edhe deputeti Tritan Shehu.

“Degjova me habi deklaraten per “projekt ligjin” per martesat Gay te Z.Totozani.Eshte absurde dhe jo ne mbrojte te te drejtave. Perkundrazi! Shkaterruese! E drejta universale eshte ajo e krijimit te nje familje, qe te siguroje se paku vazhdimesine. Familja eshte nje koncept i Shenjte. Shkaterrimi e saj do te coje ne shkaterrimin e shoqerise njerezore. Thelbi i saj eshte binomi burre- grua, qe me tej me shprese te kene dhe femijet e tyre. Familja eshte themeli i shoqerise sone. Cdo devijim nga ky Ligj, nga kjo e Drejte reale dhe nga kjo Aksiome eshte me pasoja negative te pa llogariteshme. Te mbrosh konceptin e familjes se vertete nuk eshte diskriminim. E kunderta eshte diskriminim i thelle ndaj Vlerave universale. Une jam kunder cdo lloj diskriminimi, edhe ndaj njerezve me prirje Gay. Ne kemi nje ligj per kete ceshtje dhe duhet ta aplikojme pa rezerva. Por une jam kunder shkaterrimit te asaj mbi te cilen bazohet shoqeria e jone, pra jam kunder te tilla propozimeve qe ne realitet diskriminojne tere shoqerine tone e vlerat e saj universale” shprehet ai.
Pinderi reagon ndaj deputetes Doda: Fryma agresive, nuk është fryma e Europës së qytetëruar
Drejtori ekzekutiv, i shoqatës “Të Bashkuar PRO kauzes LGBT)” Kristi Pinderi ka reaguar duke deklaruar se pozicionimet e deputetëve në lidhje me martesat brenda gjinive po rrezikojnë integrimin.

“Deputetja Mesila Doda ka reaguar sot në lidhje me debatin rreth martesave gej.Ne gjykojmë se fryma agresive dhe thirrjet për të ndarë qytetarët në llogore njësoj si në situatat e lincimeve kolektive nuk është fryma e Europës së qytetëruar. Ngjan më shumë me frymën e vendeve të ish Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë.Eshtë e rëndësishme që deputetët dhe deputetet të cilat kanë mundësi dhe hapësira të pafundme për të shprehur mendimin, të marrin pjesë në këtë debat me argumenta dhe jo me lincime.
Zonja Doda tha se “familje është vetëm ajo që vjen nga martesa mes një burri dhe një gruaje”. Kjo nuk është e vërtetë! Madje është një deklaratë që fton qytetarët të përcmojnë të gjitha ato forma të tjera të familjes që nuk përmbushin kriteret e familjes tradicionale. Këto janë deklarata kategorike që tentojnë të përjashtojnë nga integrimi një kategori të tërë qytetarësh. Për shembull: Familja e zonjës Doda është e nderuar por kjo nuk e pengon familjen e një cifti gej të jetë gjithashtu e nderuar.
Familje e nderuar është edhe ajo mes një burri e një gruaje që presin të rrisin fëmijët e tyre, por po aq e nderuar është edhe ajo familje mes një prindi të vetëm që adopton një fëmijë, apo familja e gjysherve që rrisin nipin apo mbesën, apo po ashtu e nderuar është dhe familja që përbëhet nga tezja dhe nipi (sic ishte rasti i familjes se Sofies në Durrës).

Mospranimi i formave familjare që nuk mbyllen dot në korniza të një martese mes një burri dhe një gruaje, rrezikon që të mbajë larg shërbimeve dhe perfitimeve ligjore mijëra njerëz.
Ne nuk po flasim për koncepte fetare apo hyjnore, por flasim për koncepte konkrete ligjore dhe për të drejtën që cdo qytetar ka në këtë vend për të krijuar familjen e tij dhe për të qenë i respektuar dhe jo i përjashtuar. Nëse një komunitet fiton një të drejtë që kushdo tjeter e ka, atëherë kjo nuk do t’i pengojë burrat që duan gra, të martohen me to, apo gratë që duan burrat të martohen me ta!
Orientimi seksual dhe identiteti gjinor nuk jane zgjedhje qe befas, ne nje situate si ato te Apokalipsit ne Bibel do e nxisnin gjithë shoqërinë të bëhej homoseksuale. Këto janë thjesht frikëra të cilat ne duhet ti adresojmë përmes një debati të shëndetshëm” tha Mesila.
Kundër kësaj nisme janë shprehur edhe komunitetet fetare në vend, duke e cilësuar propozimin e “Avokatit të Popullit” absurd dhe të papranueshëm. Përfaqësuesit e Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse dhe përfaqësues të komunitetit bektashi, thonë se vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim të palëkundër, ndaj çdo nisme të tillë, ashtu si në vitin 2009-ë, kur idenë e hodhi edhe ish-kryeministri Berisha.

Tre vjet më parë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të legalizojë martesat me çifteve homoseskuale. Por deklarata, përveç zhurmës së krijuar nuk prodhoi asgjë tjetër.Legjislacioni shqiptar nuk lejon martesat brenda një gjinie.

Partia Socialiste gjatë fushatëselektorale ka deklaruar se është dakort për hapjen e një debati në shoqërinë shqiptare për këtë cështje, por vetë nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar pro apo kundër.
1941

KOMENTE