English

Turqia i jep Shqipërisë 1.14 milion dollarë

Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Turqi ka vazhduar dhe do të vazhdojë gjithmonë edhe në të ardhmen.

Këshilli i Ministrave miratoi dje një marrëveshje me shtetit, të cilësuar tashmë si bashkëpunëtor strategjik, i cili i garanton vendit tonë rreth 1,14 milionë dollarë. Marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak financiar konsiston në dhurimin, nga pala turke, të një shume prej 2 275 000 lirave turke ekuovalente me 1 137 500 dollarë për blerje materiale e pajisje ushtarake, vizita, trajnime e kurse personeli, dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës.

KOMENTE