English

Dietë me lakra turshi. Për 4 ditë humbi 2 kg

Me dietën me lakra turshi mund të humbni madje edhe 2 kilogramë për katër ditë. Për këtë dietë më të preferuarat janë sallatat, mirëpo, duke pasur parasysh që dieta zgjat vetëm 4 ditë, ia vlen ta provoni – nëse për asgjë së paku e dini që keni bërë diçka të dobishme për shëndetin tuaj.

Dita e parë
Kafjalli: 175 gr djathë të payndyrshëm dhe një fetë bukë integrale
Dreka: garniturë të bërë nga 200 gr lakër turshi dhe 100 gr mish gjedhi + një dardhë
Darka: sallatë prej 150 gr lakër turshi, 4 rrepanë të mëdhenj, ½ e rrepanit të bardhë dhe ½ e kastravecit.

Dita e dytë
Kafjalli: sallatë nga një banane (e prerë në rrathë), 15 ml jogurt i payndyrshëm dhe 1 lugë. Gjatë natës kokërrza të njomura tërshëre
Dreka: supë prej 200 gr lakre turshi, 100 ml çorbë nga perimet dhe 50 ml lëng molle. Shtoni 2 speca të kuq (jo djegës) 5 minuta para se të bëhet gati supa
Darka: sallatë prej 200 gr lakre turshi dhe 15 gr peshk të zier të cilin ju e preferoni dhe në tërë këtë e hidhni në lëng limoni.

Dita e tretë
Kafjalli: sallatë prej 1 portokalli dhe 15 gr djathë të payndyrshëm në të cilin duhet të jenë të shpërndarë farëra luledielli (1 lugë)
Dreka: 150 gr peshk të fërguar dhe 15 gr. lakra turshi
Darka: krepa nga mielli integral dhe një patate e zier dhe sallata të jetë e përgatitur nga 100 gr lakër turshi të prerë në katrorka dhe mbi të shpërndani vaji ulliri.

Dita e katërt
Kafjalli: një fetë bukë integrale, 50 gr djathë + një mollë
Dreka: 200 gr mish viç i pjekur në skarë (mund të jetë edhe mish gjeldeti) dhe 150 gr lakër turshi – të zier pak + rrathë ananasi (2-3)
Darka: sallatë nga domatet, 100 gr lakër turshi.

KOMENTE