Ndërkohë që Avokati i Popullit Igli Totozani ka propozuar ligjërimin e martesave mes të njëjtës gjini, kundërshtarët nga të gjitha nivelet e shoqërisë kanë ngritur kundërshtimet e tyre duke mos u pajtuar aspak me këtë propozim.
Andis Harasani. Edhe pse ndodhet në SHBA, ish-deputeti duket se ndjek zhvillimet në Shqipëri dhe ka reaguar për propozimin e Avokatit të Popullit në rrjetin social Facebook. Harasani argumenton se martesa të tilla janë kundër ligjeve të natyrës dhe fyejnë Zotin. Ai rendit 8 arsye se pse është kundër:
1. Nuk eshte martese
2. Eshte kunder ligjeve te natyres
3. Ne çdo rast do privoje nje femije nga nena ose nga babai
4. Promovon stilin e jetes homoseksuale
5. Kthen nje devijim moral ne nje te drejte civile
6. Nuk krijon familje por nje bashkim natyror steril
7. Detyron shoqerine ta pranoje homoseksualitetin
8. Fyen Zotin
Në fund Harasani kujton se jeta fillon me Adamin dhe Even dhe jo me Adamin dhe Stivin dhe apelon për ti thënë te gjithe JO nismave te tilla.