Prokuroria e Përgjithshme, ka deklaruar sot se kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, akuzohet për falsifikim të dokumenteve për ndërtimet pa leje, raporton shekulli online.
Drejtoresha e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Florinda Ballauri, në një deklaratë për shtyp në orën 10: 15 minuta, tha se ekzistojnë provat e nevojshme që implikojnë kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, në favorizimin e ndërtimeve pa leje në qytetin bregdetar.
Sipas Prokurorisë, Gjika akuzohet se ka falsifikuar, në bashkëpunim me persona të tjerë, procesverbalet e dy mbledhjeve të KKRT-së së Bashkisë së Vlorës, për të favorizuar dy ndërtime pa leje
Ballauri sqaroi se është dhënë një leje ndërtimi për një pallat banimi, në afërsi të teatrit “Petro Marko”, që rezulton të jetë ndër vendet ku nuk lejohet të ndërtohet.
Drejtoresha e kabinetit njoftoi se dosja ndaj Shpëtim Gjikës është dërguar në gjykatë dhe se në hetim janë dhe dy persona të tjerë.