Ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit një 38 vjeçar ka vrarë veten e tij me thikë pasi qe grindur me gruan.
Viktima ishte Lush Peci nga Tropoja, banor i lagjes nr. 15 në Durrës.
Sipas hetimeve të para, ai u grind me bashkëshorten, Valbonën në sy të dy fëmijëve të mitur. Bashkëshortja kishte thirrur për ndihmë të vëllanë e viktimës, pasi Lush Peci ishte njeri i alkoolizuar dhe grindej shpesh me të shoqen.
Por pas grindjes edhe me të vëllanë, Peci morri thikën dhe goditi vetën në zemër. Familjarët e dërguan menjëherë në spital, por Peci nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve, duke gjetur kështu vdekjen. Policia mbërriti në vendngjarje dhe mori dëshmitë e familjarëve për hetime të mëtejshme.