Shtetasja bullgare e cila u gjet e vdekur në një banesë në Strugë, ende nuk është varrosur dhe ende gjendet në morgun e Manastirit.
“E vdekura nuk kishte asnjë dokument udhëtimi, as letërnjoftim. Ajo ilegalisht ka qëndruar në Strugë. Tek ajo është gjetur vetëm një librezë shëndetësore, por askush deri më tani nuk ka kryer identifikimin e kufomës”, thotë kryetari I Gjykatës në Strugë, Adi Useini.
Ambasada e Bullgarisë deri më tani nuk ka qenë e interesuar që ta marrë kufomën dh eta varros shtetasen e saj, për shkak se askush nga familja e saj nuk ka treguar interes për trupin e pajetë.
Ende nuk dihet se kush do ta varros dhe ku do të bëhet varrimi i gruas së vdekur, apo nga ana tjetër kush do ti paguajë shpenzimet për ruajtjen e kufomës në morgun e Manastirit.
Turistja 63 vjeçare nga Sofja më 11 gusht të këtij viti u gjet e vdekur në një banesë që kishte marrë me qira në Strugë. Trupin e pajetë e zbuloi pronari i shtëpisë, ndërsa sipas raportit të policisë ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen pa shenja të dhunës.