English

Ilir Kerni dhe Artan Shabani, drejtorët e rinj të prezantuar nga kryeministri Rama

U prezantuan këtë të mërkurë në Kryeministri drejtori i ri i Teatrit të Operas dhe Baletit Ilir Kerni dhe drejtori i Galerisë së Arteve Artan Shabani.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vlerësoi lart këto emra, duke shprehur besimin për punën e madhe që do të bëhet në të ardhmen në këto dy institucione kulturore të vendit.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama premtoi një reformë rrënjësore si dhe mbështetje për projektet në kulturë dhe art

“Ju siguroj për angazhim tim të plotë me zemër dhe mendje për të mbështetur idetë projektet dhe planet tuaja dhe të dy institucioneve tona të mëdha. Jam po aq plotësisht i angazhuar për të mbështetur një reformë tërësore të sistetimit tonë të kulturës dhe të artit ku sot preken gjurmët e një rrënimi. Po të mos ishit ju njerëzit e talentuar politikat rrënuese kulturore të gjithë këtyre viteve do të kishin shkretuar gjithë kulturën dhe artin tonë” tha Rama.

Rama vlerësoi edhe punën e ministres së kulturës Mirela Kumbaro ndërsa kërkoi bashkëpunim me artistët për të shënuar një faqe të re në kulturën e vendit.

“Unë kam besim se nën drejtimin e ministres Kumbaro, me bashkëpunimin tuaj dhe përmes dialogut ne do të hapim faqe të re të qeverisjes sonë të kulturës, për rritjen e cilësisë së produkteve kulturore dhe artistike. Sot dua ta felenderoj ministren për vizionin, për vullnetin e fortë dhe punën mbresëlënëse që ka nisur duke hedhur piketat e një reforme rrënjësore” tha Rama.
Gjithashtu kryeministri Rama i bëri thirrje të gjithë artistëve që ndodhen jashtë vendit të kthehen në atdhe për të dhënë kontributin e tyre duke u premtuar mbështjen e qeverisë.
“Shqipëria ka nevojë për talentin,aftësinë dhe ekperiencën e tyre dhe u premtoj se në këtë vend do të gjejnë mbështetjen e qeverisë” tha Rama.

KOMENTE