Gjithcka nisi si nje ide... per tu finalizuar ne sheshin Skenderbej, date 5 Tetor 2013. Realizimi i nje endrre, ti propozoja te fejuares time per martese pas 4 vitesh te mrekullueshme te kaluara se bashku... Gjithcka ishte surprize per te.
Jona mund të quhet vajza më fatlume kurse Klajdi është djali i surprizave. Pas 4 vitesh së bashku, për Klajdin kishte ardhur koha që t’i propozonte të fejuarës së tij.
Idea e realizimit
Klajdi së bashku me një shokun e tij dhe të fejuarën kishin shkuar në një lokal pranë sheshit ‘Skënderbej’. Loja vazhdoi me largimin e Klajdit nga lokali. Pas disa minutash, e fejuara e tij merr telefonatën se Klajdi kishte pësuar aksident tek sheshi ‘Skënderbej’.
Ai kishte organizuar çdo gjë. E fejuara e tij nxitoi menjëherë për në vendin e “aksidentit”. Por pa kaluar shumë kuptoi se ky ishte një improvizim dhe mbeti e mahnitur nga surpiza e të fejuarit të saj.
Publiku dhe kalimtarët e rastit ishin të shumtë. Mes shumë qirinjve në formën e zemrës, Klajdi i bëri propozimin për martesë. Nuk mund të kishte përgjigje tjetër përveçse ‘PO’.
Per me teper shikoni videon...