English

Skaneri zbulon se vida e implantit të dhëmbit kishte kaluar në sinuse

Një grua italiane 57-vjeçare ishte vizituar te mjeku i saj pasi kishte një periudhë 2 vjeçare që ankohet për dhimbje në sinusin e saj të majtë.

Dy vjet më parë, ajo kishte bërë implant dentar - duke vendosur një vidë metalike 2cm të gjatë e cila ishte përdorur për të mbajtur një dhëmb të rreme por më pas vida kishte depërtuar në thellësi të sinusit të saj të majtë.

Mjeku rekomandoi një CT, skaner të kokës për të gjetur shkakun e vërtetë.
Në atë kohë, nuk ka pasur komplikime, por kur problemet e sinuseve të gruas janë kontrolluar u vu re se vida e vendosur nuk ekzistonte, ajo qe zhdukur nga nofulla e saj.

Më pas gruaja iu nënshtrua operacionit për të hequr vidën duke bërë që gjithçka të shkonte mjaft mirë madje dhe simptomat u zhdukën mjaft shpejt. Edhe pas 8 muajsh kontrolli gjendja e saj paraqitet mjaft mirë pas asnjë lloj dëmtimi të sinusit të saj.

KOMENTE