English

Vendimet e marra nga qeveria ditën e sotme 30 tetor 2013

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot, më 30 tetor 2013, mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në të cilën u miratuan vendimet dhe projektligjet, si më poshtë:

PROJEKTLIGJE:

1. Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit, për vitin 2012.

Projektligji që do t’i propozohet Kuvendit synon të miratojë buxhetin faktik të shtetit, për vitin 2012, për të ardhurat, shpenzimet e qeverisjes së përgjithshme, sigurimet shoqërore e shëndetësore, si dhe për deficitin buxhetor.

2. Për ratifikimin e marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Kjo marrëveshje ka për qëllim zbatimin e projekteve me interes të përbashkët dhe objektiva zhvillimi, forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, të cilat do të financohen me një fond grant nga USAID-i.

VENDIME:

1. Për propozimin e revokimit të zgjedhjes së anëtarëve e të caktimit të kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe rikthimin në detyrë të anëtarëve e të kryetarit të liruar para mbarimit të mandatit.

2. Për një shtesë fondesh në buxhetin e vitit 2013, miratuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, për mbulimin e shpenzimeve për strukturat e angazhuara për ndërhyrjen e mbrojtjen mjedisore dhe rehabilitimin e territorit.

3. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin me shumë përfitues, në kuadër të instrumentit të IPA-s, “Asistenca e tranzicionit dhe forcimi institucional, për vitin 2013”.

KOMENTE