English

Receta natyrale për trajtimin e çarjeve të lëkurës gjatë dhe pas shtatzanisë

Barku jot ka qënë gjatë 9 muajve shtëpi për një beb të bukur. Ti nuk ke përdorur kremrat nga frika që përbërjet e tyre të mos ndikojnë në zhvillimin normal të bebit.
Shtatzania ndikon në mënyrë të pakthyeshme mbi trupin tënd dhe lëkurën tënde. Pavarësisht se ke lindur me operacion ose në mënyrë natyrale lëkura juaj kalon shumë ndryshime dhe mos u habit nëse gjatë muajve të parë pas lindjes fillojnë të shfaqen çarjet e lëkurës.

Këto ngjajnë me disa krisje të holla të lëkurës dhe janë ose të bardha ose të kuqe. Vende ku ato dalin më shpesh jane vithet, pjesa e mbrapme dhe barku. Lajmi më i keq në këtë situatë është që ato nuk do zhduken përgjithmonë asnjëherë.
Nëse gjatë shtatzanisë nuk ke qënë e shqetësuar për këtë problem dhe je shqetësuar vetëm për shëndetin e fëmijës, tani erdhi koha që të fillosh të merresh pak me trupin tënd.
Në rast se ke probleme të tilla duhet të dish në radhë të parë se nuk është nevoja të investosh shuma të mëdhaja në produkte që të premtojnë se do ti heqi çarjet e lëkurës. Mënyra më e mirë për ti zhdukur ato është duke pasur një dietë të ekuilibruar dhe duke hidratuar sa më mirë trupin tënd. Kështu që në vend që të paguash shumë lekë për produkte të panevojshme më mirë investo në produkte ushqimore të shëndetshme të cilat ndihmojnë lëkurën tënde të rigjenerohet.
Si në luftën me celulitin, edhe në trajtimin e krisjeve të lëkurës, hidratimi është shumë i rëndësishëm, prandaj nuk i trajton dot pa pirë të paktën 8 gota ujë në ditë.
Është e rëndësishme edhe ti japësh trupit tqnd vitaminat A, C, E dhe zink. Këto ushqyes kanë cilësi rigjeneruese të qelizave, proces natyral i cili do të të ndihmojë në luftën kundër çarjeve të lëkurës. Këto ushqyes mund ti gjesh në peshk, sallatë, spinaq, vezë, fasule, farza dhe arra.
Për ta ndihmuar nga jashtë rigjenerimin e lëkurës, në zonat e prekura mund të përdorësh trajtime natyrale.
Një trajtim i tille ka në përbërjen e tij vaj ulliri dhe xhel aloe vera. Për të përgatitur një krem të mirë për të trajtuar çarjet e lëkurës ke nevojë:
- gjysëm filxhan vaj ulliri;
- një çerek filxhan xhel aloe vera;
- 6 kokrra vitamina E;
- 4 kokrra vitamina A.
Në fillim trazo në një tas vitaminat A dhe E dhe më pas vendos edhe vajin e ullirit dhe xhelin aloe vera. E gjitha trazohet mirë deri sa të shkrihen bashkë. Me kremin e krijuar duhet të lyhesh zonat e prekura, vithet, pjesën e mbrapme, këmbët duke bërë një masazh të lehtë.
Një trajtim tjetër i mirë është ai me bazë vitamin C. Për këtë ke nevojë vetëm për dy kokrra vitamin C dhe për sheqer. Gjatë dushit fërko trupin tënd me kokrrizat e sheqerit sepse ai do të të ndihmojë të heqësh qelizat e vdekura, duke ta bërë lëkurën më të butë dhe duke inkurajuar rigjenerimin e tyre. Pas dushit merr kokrrat e vitaminës C dhe trazoji me një lugë krem trupi normal deri sa ato të shkrihen totalisht. Lyej gjithë trupin me atë krem duke insistuar në zonat e prekura.

KOMENTE