English

55 vjeçari djeg veten me benzinë para gjykatës në Durrës

Në shenjë proteste ndaj sistemit gjyqësor dhe trajtimit të një çështje pronësie mbi tokën e tij, një 55-vjeçar nga Spitalla i ka vene flaken vetes, përballë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit.

I sfilitur dhe deshperuar nga proceset gjyqesore ne mbrojtje te prones se tij, te zaptuar padrejtesisht nga persona te trete, Ashim Shemsi, 55 vjeç, i ka vene flaken vetes pas sperkatjes me lende djegese. Nje punonjes policie qe ndodhej prane vendit te ngjarjes ka nderhyre ne fikjen e zjarrit dhe dergimin e te demtuarit ne spitalin e Durresit. Shemsi ka pesuar djegie ne fytyre dhe eshte derguar per trajtim te specializuar prane sherbimit te trajtimit te djegieve ne QSUT raporton top channel.

Prej vitesh, Shemsi ishte perfshire ne procese gjyqesore si padites ndaj ngritjes se dy shtepive nga persona te trete ne token bujqesore qe me hipoteke ndodhet ne pronesi te tij. Proceset kane nxjerre ne pah dhe nje ceshtje mbivendosjeje te prones, duke e detyruar këtë person te sorrollatej neper dyert e gjykates, nga procesi ne proces, ndersa te tretet vijojne te posedojne pjese te prones se tij ne Spitalle te Durresit, ku problemet e pronesise jane te shumta.

KOMENTE