English

Kryeministri dorëzoi çmimin “Luc Barnier”, për filmin “Humus” të Frederic Labonde

“Një çmim kushtuar një miku zemre,” me këtë dedikim e ka nisur fjalën e tij Kryeministri Rama teksa dorëzoi sot çmimin “Luc Barnier”, për kategorinë Best Editing Feature Film, për filmin “Humus” të autorit francez Frederic Labonde, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të edicionit të 11-të të TIFF.

Kryeministri u shpreh se ndjehej posaçërisht i emocionuar tek dorëzon një çmim që mban emrin e një njeriu që ka shumë miq në Shqipëri. “Luc Barnier ishte një njeri që dha gjithçka mundi të jepte nga zemra e vet, për të gjithë miqtë shqiptarë që njohu,” – u shpreh Kryeministri.

KOMENTE