Jashtë zyrave të organizatës "Agimi i Artë" në Neo Iraklio të Atikës vriten 2 prsona dhe një tjetër mbetet i plagosur.
Gazeta greke “Kathimerini” njofton publikur mbi ngjarjen si dhe konfirmon me siguri se dy viktimat janë anëtarë të organizatës "Agimi i Artë".
Një motor është ndalur para një grupi njerëzish dhe ka qëlluar në breshëri me një armë të tipi ‘T Kallashnikov’, duke lënë të vdekur dy persona.
Të dyshuarit e këtij sulmi ishin të veshur me uniforma të zeza dhe helmeta.
Policia ka bllokuar të gjithë zonën, dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e vrasësve.
Sipas informacioneve të marra nga “Kathimerini”, edhe i plagosuri është anëtarë i Agimit të Artë. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur menjëherë shumë anëtarë të organizatës, duke krijuar tension me policinë.