English

Lorika Canës i propozohet për martesë nga një tifoze

Edhe pse të gjithë e dinë që ai është i fejuar ndjenjat nuk mund të fshihen. Tifozja i dërgon mesazh propozimi për martesë futbollistit Lorik Cane.

Kjo ka ndodhur ndërsa kapiteni i kombëtares shqiptare ishte i ftuar në radion “Lazio Style Radio”, duke iu përgjigjur jo vetëm pyetjeve të gazetarëve, por edhe të tifozëve të ndryshëm.

Një nga mesazhet e shumtë të mbërritur gjatë emisionit ishte nga një tifoze, e cila i propozonte për martesë, pavarësisht se Cana është aktualisht i fejuar.

“Do të martohesh me mua”, ishte mesazhi, ndërsa përgjigja e Canis ishte: “Ndoshta! Mendoj se është bionde, sy të kaltër, ndaj po them ndoshta”.

Më pas Cana është pyetur edhe për shokun e tij të skuadrës, rumunin Stefan Radu, me të cilin bën më shumë shaka se me cilindo.

KOMENTE