English

Nishani: Shfuqizoni Ligjin e Luftës dhe të gjitha ligjet që bien ndesh me nenin 5 të traktatit të miqësisë (VIDEO)

Presidenti i Greqisë Karolos Papulias nis axhendën zyrtare të takimeve në Tiranë.
Ai është pritur sot me një ceremoni zyrtare në Presidencë, nga kreu i shtetit Bujar Nishani ndërsa më pas dy presidentët kanë vijuar me bisedimet dypalëshe ku kanë marrë pjesë delegacionet përkatëse të kryesuar prej tyre.
Në përfundim të takimeve, Presidenti Nishani dhe Presidenti Papulias kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp .

Nishani dhe Papulias nuk pranuan pyetje por vetëm mbajtën nga një deklaratë.

Nishani u shpreh se, kishte biseduar me homologun e tij grek për respektimin e plotë të Traktatit të Miqësisë. Në këtë kuadër, Presidenti shqiptar kërkoi heqjen e Ligjit të Luftës dhe të gjitha aktet nën ligjore që bien në kundërshtim me Traktatin e Miqësisë.

“Theksuam rëndësinë e kontakteve më të shpeshtat të niveleve të larta. Marrëdhëniet tona nuk duhet të dominohet dhe përcaktohet nga e shkuara por nga e ardhmja. Mendojmë se fryma e traktatit të miqësisë duhet të përcaktojë bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Ne besojmë se me vullnet të përbashkët, duhet të zgjidhen të gjitha problemet. Kërkova që parlamenti grek të shfuqizojë Ligjin e Luftës dhe të gjitha ligjet që bien në kundër me nenin 5 të traktatit të miqësisë”, u shpreh Nishani.
1950
1951
Ndërkohë Shoqata "Çamëria" organizoi një protestë me rastin e vizitës së Presidentit grek Papulias në Shqipëri.
Drejtuesit e shoqatës "Çamëria" i kujtuan presidentit te Greqise prejardhjen e tij çame.

“Afro 20 vjet më parë, në vitin 1994, në cilësinë e ministrit të jashtëm, zoti Karolos Papulias i kishte thënë homologut të vet zotit Alfred Serreqi, se çështja çame nuk mund të zgjidhej atëherë kur plagët ishin ende të hapura dhe se do duhej të kalonin 20 vjet, që ajo të përballohej qetësisht. Tani është koha që presidenti grek të mbajë fjalën” tha kryetari i shoqatës, Ardian Tana.
1952

KOMENTE