English

Qendra e Tiranës do të përjetojë planin francez, i mbështetur nga Edi Rama, por i rrëzuar nga Berisha

Parlamenti i ri do të bëhet sipas planit francez. Konfirmimi vjen nga arkitekti Artan Shkreli, anëtar i Forumit të Trashëgimisë Kulturore. Në një postim në Facebook, Shkreli ka bashkëngjitur edhe planin francez për qendrën, ekspozuar kohë më parë në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Sipas këtij plani të hartuar nga “Architecture Studio”, shkruan "shekulli" ndërtimi parashikohet në vendin ku është Kryesia aktuale. Në ndërtesën e Selisë së Kuvendit (ish-Komiteti Ekzekutiv) është parashikuar të ndërtohet aula (salla e deputetëve) e re e Parlamentit. Teatri Kombëtar do të kalojë në mjediset aktuale të sallës së Parlamentit. Biblioteka Kombëtare do të harmonizohet në kullën që do të ngrihet brenda oborrit të Muzeut Kombëtar, duke u harmonizuar kështu me ndërtesën aktuale dhe duke u sintetizuar me ndërtesën e Hotel “Tirana.”

Në vend të planit aktual urbanistik të Tiranës, do të ofrohet plani francez, i mbështetur nga Edi Rama, por i rrëzuar nga Berisha. Ndërkaq, do të ketë ndërhyrje edhe në sheshin “Skënderbej”. Ndërhyrjet e Bashës, në planin e nisur për t’u zbatuar nga Rama, për sheshin “Skënderbej”, do të zhbëhen. Sipas burimeve, do të ofrohet si alternativë projekti i parë i bllokuar nga Basha në 2011-n. Demokratët planifikuan prishjen e piramidës duke e cilësuar një vepër të regjimit komunist dhe ndërtimin e një kompleksi parlamentar. Edhe pse u harxhuan shuma të konsiderueshme për zhvillimin e konkurseve për gjetjen e kompanisë që do të bënte projektin, për shkak të mungesës së fondeve gjithçka mbeti në letër.

KOMENTE