Mësuesja e shkollës në Sauk të Vjetër vritet nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Sauk të Vjetër në Tiranë.
Viktima është Refije Brahja, mësuese në shkollën e Saukut të Vjetër.
Sipas informacioneve të para, mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur pas një zënke mes çiftit pasi burri ishte kthyer i dehur në shtëpi.
Pas vrasjes së bashkëshortes, Fehmi Brahja është dorëzuar në polici duke rrëfyer edhe krimin e rëndë.
Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.