Vitamina A- e nevojshme për vizion të mirë, lëkurë të shëndetshme dhe rritjen; gjendet në perimet jeshile dhe të verdha dhe produkte të qumështit. Mangësi mund të shkaktojë verbëri natën, xerophthalmi (mungesa e lotit) dhe përfundimisht verbëri si rezultat i dëmtimit të kornesë
Vitamina B nevojshme për lëkurë të shëndetshme, ndihmon lirimin e energjisë së trupit. Gjendet në qumësht, bukë dhe vezë.
Vitamina B12 është e nevojshme për qelizat e kuqe të gjakut; gjendet në mish, qumësht dhe peshk.
Vitamina C - e nevojshme për lëkurë të shëndetshme, mbrojtjen e qelizave dhe thithjen e hekurit; gjendet në fruta dhe perime.
Vitamina D - e nevojshme për dhëmbët dhe kockat e forta; gjendet në margarinë dhe vaj peshku.
Vitamina E - e nevojshme për mbrojtjen e qelizave; gjendet në arra, fara dhe drithëra.
Vitamina K -e nevojshme për koagulimin e gjakut; gjendet në perimet e gjelbra dhe drithërat.