Rreth orës 14:32 të ditës së sotme, në fshatin Libonik të qytetit të Korçës, pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve, ka mbetur i vrarë 23-vjeçari Adriatik Bregu, banues në Libonik, i cili nuk ka mundur t’u shpëtojë dot plagëve të rënda dhe ka humbur jetën në spitalin e Korçës.
Sipas policisë, autori i ngjarjes dyshohet të jetë 25-vjeçari Donald Kreka, gjithashtu banues në fshatin Libonik.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, 25-vjeçarin Kreka, gjithashtu po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.